Reshjet e shiut, herë pas here me intensitet të lartë, kanë krijuar problematika në disa rrugë në periferi të qytetit të Vlorës.
Prezencë e konsiderueshme e ujit konstatohet pranë mobilerisë “Rrugën Gjergj Kastrioti ndërsa rruga drejt Pyllit të Sodës paraqitet e bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit situata vijon të jetë e qetë, pa problematika të raportuara deri në këto momente.