Flamuri i Palestinës shkakton sherrin mes tifozëve dhe policisë: Besiktas-Hapoel ndërpritet për 40 minuta

Ndeshja mes Besiktas dhe Hapoel Beer-Sheva, e vlefshme për javën e pestë të fazës së ligës së Europa League, u ndërpre në minutën e 25′ për shkak të përleshjeve që shpërthyen në tribuna mes disa tifozëve turq dhe policisë gjeorgjiane, e cila përdori edhe gaz lotsjellës për t’i përballuar ata. Në minutat e para të ndeshjes, një djalë turk shpalosi një flamur të Palestinës, por sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, policia do të kishte ndërhyrë pak më vonë, në pjesën e parë, me shumë ashpërsi. Arbitri danez Morten Krogh ndaloi lojën dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes, pasi situata në sektorin e zënë nga mbështetësit e Besiktasit ishte bërë veçanërisht e tensionuar.

Ndeshja ndërpritet për 40 minuta
Incidentet ndodhën në stadiumin e Batumit, në Gjeorgji, ku ndeshja zhvillohej në fushë neutrale: skuadrat turke nuk mund të presin në shtëpi ato izraelite për arsye sigurie, por as kjo nuk mjaftoi për të ndalur tensionet. Një tifoz i Besiktasit shpalosi një flamur të Palestinës dhe pak më vonë, kur situata ishte bërë shpërthyese, ndërhyri policia turke. Futbollistët u përpoqën të komunikonin me tifozët në tribuna për t’i qetësuar, por pa sukses. Shpërthyen përleshjet dhe arbitri vendosi t’i dërgonte të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, duke e ndërprerë ndeshjen për rreth 40 minuta.

Gjatë incidenteve, një tifoz u mor me ambulancë dhe u transportua në spital pasi kishte mbetur i plagosur. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë agjentët duke ndërhyrë në sektorin e mbështetësve turq, ndërsa disa tifozë hedhin sende në drejtim të forcave të rendit. Pas flamurit të Palestinës, u shpalos edhe një banderolë ku shkruhej: “Rebelim kundër pushtimit, liri për Palestinën”. Pas më shumë se gjysmë ore kaosi, situata u kthye në normalitet dhe skuadrat u rikthyen në fushë, me rezultatin që vijonte të ishte 0-0.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top