Gjykata Administrative ka shpallur të paligjshëm përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Sipas vendimit të gjykatës, dy deputetët duhet të lejohen menjëherë në seanca plenare pasi Sekretariati i Etikës që është në shumicë socialiste ka marrë një vendim të paligjshëm.
Rregullorja e re që miratuan socialistët, e ashpërsoi ndëshkimin e deputetëve të opozitës në përjashtime deri në 60 ditë, por ky vendim i gjykatës tregon se masat janë abuzive dhe po përdoren për tkurrjen e aktivitetit të opozitës në kuvend.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
VENDOSI:
- Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.
- Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.