Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë 185.6 mln euro

Shqipëria pritet të përfitojë 185.6 milionë euro në kuadër të pagesës së katërt të Planit të Rritjes të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Shifra u bë publike nga komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë samitit që po zhvillohet në Tiranë. Sipas të dhënave të prezantuara nga Kos, Mali i Zi kryeson mes vendeve të rajonit me 94% të reformave të përmbushura, i ndjekur nga Shqipëria me 80% dhe Maqedonia e Veriut me 56%. Kjo e fundit pritet të përfitojë 70.9 milionë euro.

Komisionerja sqaroi se shpërndarja e fondeve europiane kushtëzohet nga niveli i zbatimit të reformave të përcaktuara në agjendat kombëtare të secilit vend. Kos u ndal gjithashtu te ecuria e Serbisë, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në këtë proces. Sipas saj, Serbia nuk kishte përfituar mbështetje për shkak të qasjes së qeverisë së mëparshme, ndërsa me ekzekutivin e ri kanë nisur diskutimet.

Sa i përket Kosovës, komisionerja njoftoi se do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, ndërsa theksoi nevojën për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja, si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor parashikon një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, ku disbursimi i fondeve lidhet me përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara nga Bashkimi Europian.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top