Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Shakhtar Donetsk

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes (“Man of the Match”) në përballjen e Fenerbahces në udhëtim te Shakhtar Donetsk.

 


Në fitoren minimale 0:1 të gjigantit turk, “Pirati” nga Prizreni ishte figurë kyçe në fazën ofensivë, duke udhëhequr sulmin e Fenerbahces dhe duke kontribuar direkt në sigurimin e tri pikëve të arta për skuadrën e tij.

 

Paraqitja e tij e lartë dhe luftarakia në fushë u vlerësuan maksimalisht nga organizatorët, të cilët i dhuruan çmimin prestigjioz individual pas përfundimit të takimit.

 

Ky sukses i radhës konfirmon formën e shkëlqyer të Muriqit në skenën më të madhe të futbollit evropian.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top