Mourinho ngrihet dhe largohet pas një pyetjeje për CR7: “Laj duart nga kjo çështje, nuk flas”

Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Real Madrid rikthehet në fushë kundër Celta Vigo, por ndeshja e radhës nuk është tema e vetme e diskutimit. Në konferencën për shtyp, José Mourinho foli për rikthimin e Vinicius pas skualifikimit, i cili nuk e ka të sigurt vendin në skuadër, për të ardhmen e Endrick, të joshur nga Milani, si dhe për Cristiano Ronaldon. Ose më saktë, Special One nuk foli për bashkëkombësin e tij, sepse pasi mori pyetjen, u ngrit dhe përshëndeti të gjithë për t’u larguar, duke i lënë gazetarët të befasuar në fund të një konference ku, në fund të fundit, ishte bërë vetëm një pyetje për ndeshjen e ardhshme të “Los Blancos”.

Mourinho nuk flet për CR7
Pyetja e fundit e konferencës për shtyp të trajnerit ishte për Cristiano Ronaldon, i cili është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Portugalisë pas përplasjes me Jorge Jesus. Askush nuk e kishte imagjinuar kështu largimin e tij nga kombëtarja, që ndodhi në mënyrë të trazuar dhe me një homazh që ai as nuk e mori parasysh. Pushimi i sapopërfunduar për ndeshjet e kombëtareve ishte i pari pa kampionin portugez dhe, duke qenë se Mourinho është bashkëkombësi i tij, gazetarët spanjollë shpresonin të merrnin një opinion prej tij: një ide që nuk u prit aspak mirë nga trajneri, i cili u bezdis nga pyetja që nuk kishte asnjë lidhje me rikthimin e Real Madrid në fushë.

Intervistuesi i kishte kërkuar një koment: “Kjo ishte periudha e parë e ndeshjeve të FIFA-s pa Cristiano Ronaldon në kombëtaren portugeze. Nuk e di nëse dëshiron të thuash diçka për këtë”. Por Mourinho u përgjigj menjëherë me një ton të acaruar: “Si portugez, e vetmja gjë që mund të them është se shpresoj që Portugalia të fitojë gjithmonë. Për pjesën tjetër, laj duart nga kjo çështje dhe nuk flas”. Dhe ndërsa po përfundonte fjalinë, u ngrit dhe u largua nga vendi i tij, duke i dhënë fund diskutimit. Edhe gjatë konferencës ishin bërë njëra pas tjetrës pyetje për Vinicius dhe situatën e Endrick në merkato, duke lënë pak hapësirë për diskutimet rreth lojës dhe ndeshjes së ardhshme që Real Madrid do të luajë sot kundër Celta Vigos.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top