Marshimi i protestuesve haset me kordonin e policisë në Rrugën e Kavajës, kthehen drejt qendrës së kryeqytetit

Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, ku protestuesit i vunë zjarrin një koshi mbeturinash në zonën e Myslym Shyrit gjatë marshimit.

Studentët, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë vijuar lëvizjen nëpër kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit në Rrugën e Kavajës, protestuesit janë përballur me një kordon policor që u ka bllokuar kalimin. Për pasojë, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës.

Marshimi nisi pas tubimit para Ministrisë së Arsimit dhe bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit. Fillimisht u raportua se protestuesit do të drejtoheshin drejt Kryeministrisë, por më pas ndryshuan itinerarin. Nuk raportohen përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët vijojnë të monitorojnë situatën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top