Berisha: Premtimi ynë është ky, nafta nuk do jetë kurrë më e shtrenjtë se në Kosovë dhe në Maqedoni

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se nafta në Shqipëri, pasi demokratët të kenë ardhur në pushtet, do të zbritet në nivelin e çmimeve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nafta në stacionet e saj në Shqipëri nuk do të mund të shitet kurrë me një çmim më të lartë se këto dy vende, çfarë do të thotë të paktën 40% më lirë se sot. Ky është premtimi ynë”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale.

Pjesë nga bashkëbisedimi
Albano Stolaj: Doktor, përshëndetje! Ju keni kritikuar taksat e larta mbi karburantet dhe koston e energjisë. Cilat janë masat e para fiskale që do të ndërmerrte një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike për të ulur koston e jetesës dhe për të mbështetur biznesin?

Sali Berisha: Së pari, meqë e filluam me karburantin, ne kemi një premtim solemn: vendosjen e taksës së karburantit në ato nivele që e kanë dy vendet fqinje, Kosova dhe Maqedonia, dhe asnjë qindarkë më shumë. Nafta në stacionet e saj në Shqipëri nuk do të mund të shitet kurrë me një çmim më të lartë se këto dy vende, çfarë do të thotë të paktën 40% më lirë se sot. Ky është premtimi ynë.

Ajo që ka bërë Edi Rama me transferimin e taksës së qarkullimit tek makinat është një ndëshkim madhor dhe i pamerituar i një shumice të madhe qytetarësh, të cilët kanë një shpenzim minimal nafte në vit për shkak të përdorimit të kufizuar të makinave. Ato detyrohen të paguajnë taksë njëlloj si oligarkët, njëlloj si pasunarët e vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top