Shefi i NATO-s, Stoltenberg thirrje Serbisë dhe Kosovës për shtensionim të situatës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri. Stoltenberg ka folur pas takimit në seli të NATO-s me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Stoltenberg ka thënë se ndër temat ka qenë edhe situate në Kosovës.

“Të përmendi edhe Kosovën, për të cilën diskutuam në takimin tonë. Misioni ynë KFOR po vazhdon të përmbushë mandatin e tij, që buron nga OKB-ja, në mënyrë të paanshme. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet. Dhe të kthehen menjëherë te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme përpara”, ka thënë Stoltenberg, raporton faqja zyrtare e NATO-s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top