Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të këndshëm nga fëmijëria e saj, duke treguar se shqipja ishte gjuha e saj e parë dhe se në shtëpinë e saj përsëritej shpesh pikërisht kjo pyetje.

Teksa u pyet se cila shprehje shqipe dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj, Dua u përgjigj me buzëqeshje: “Çka ka me hangër?”, duke shpjeguar se bëhej fjalë për pyetjen se çfarë kishte për darkë.

Një rrëfim i vogël, por plot ngrohtësi, që na kujton se pavarësisht famës, udhëtimeve dhe suksesit ndërkombëtar, shijet e shtëpisë dhe kujtimet e fëmijërisë mbeten gjithmonë të veçantë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top