Luis Enrique nuk donte të bëhej trajner: “Isha gati të hiqja dorë, gati sa nuk i vrava djemtë duke i detyruar të vraponin”

Luis Enrique nuk kishte ndërmend të bëhej trajner pasi të përfundonte karrierën si futbollist, por fati i kishte rezervuar një rrugëtim krejtësisht të papritur. Ai u shndërrua në një nga trajnerët më me ndikim të brezit të tij, i aftë të fitonte çdo trofe, por karriera e tij e re mund të kishte përfunduar brenda pak ditësh. Gjithçka nisi te Barcelona B, e cila nën drejtimin e tij përjetoi periudhën më të mirë në historinë e saj, duke u rikthyer në futbollin profesionist, në Segunda Division, pas njëmbëdhjetë vitesh mungesë.

Arritja e tij e parë është në qendër të dokumentarit “Tocats per Lucho”, i cili rikthehet te fillimet e karrierës së trajnerit spanjoll. Në vitin 2008, atij iu besua drejtimi i skuadrës si pasues i Pep Guardiolës, kur ekipi mbante ende emrin Barça Atletic. Ishte një detyrë që e pranoi thuajse pa dëshirë, madje me bindjen se do të tërhiqej menjëherë, pa e imagjinuar se ky do të ishte fillimi i një historie legjendare.

Luis Enrique nuk donte të bëhej trajner: “Isha gati të

Si nisi karriera e Luis Enrique si trajner

Ashtu si shumë histori të mëdha, edhe rrugëtimi i tij në pankinë nisi pothuajse rastësisht. Luis Enrique nuk kishte dëshirë të bëhej trajner, siç ka treguar edhe në dokumentar: “Nuk e kam menduar kurrë se do të bëhesha trajner, as kur isha futbollist. Kur flisja për këtë me shokët e skuadrës, thoshim: ‘Mirë, në rregull, le ta bëjmë kursin’, por unë nuk kisha asnjë qëllim të bëhesha trajner”.

Për këtë arsye, oferta për të drejtuar Barcelonën B nuk e kishte entuziazmuar veçanërisht. Në fund vendosi të merrte drejtimin e skuadrës, duke pasuar Guardiolën, i cili në vitin 2008 ishte promovuar në ekipin e parë. Por vetëm pas disa ditësh, Luis Enrique kishte filluar të mendonte për dorëheqjen nga detyra. “Gjatë përgatitjeve parasezonale isha shumë pranë dorëzimit. Më apasionon konkurrimi. Kalova nga një situatë ku dominoja gjithçka, në një ambient ku nuk arrija të dominoja asgjë. Më kujtohet një mëngjes herët, kur mendova të hiqja dorë nga gjithçka. Në orën tetë ndryshova mendje: ‘Unë qëndroj, nuk largohem’”.

Përballja e parë me rolin e trajnerit ishte shumë e vështirë dhe vetë Luis Enrique nuk dinte mirë se si të menaxhonte futbollistët: “Kam bërë një mori marrëzish, për pak sa nuk i vrava duke i detyruar të vraponin”. Megjithatë, në fund, gjatë tre viteve në drejtimin e klubit, ai realizoi një punë të jashtëzakonshme, aq sa ajo skuadër e Barcelonës B kujtohet edhe sot si më e mira në historinë e klubit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top