Përfundon vizita në familje e Jakup Krasniqit, largohet nga Kosova nën thirrjet “UÇK, UÇK…” (VIDEO)

Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën në familje.

Ai është larguar nga shtëpia e tij me makinat e EULEX-it, nga ku do të niset drejt Hagës.

Qytetarët kanë pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë.

Në momentin kur ai është larguar mbështetësit  brohorisnin me thirrjet “UÇK, UÇK”

Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij,për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

Herën e parë, Krasniqi u lejua të vijë në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top