Bashkia e Tiranës/ Berisha: I ftoj partitë e tjera të bashkohemi kundër armikut të kombit!

Kreu i PD, Sali Berisha bëri sërish ftesë për partitë e reja opozitare që të dalin me kandidat të përbashkët për Tiranën. Berisha tha partia që ai drejton e ka emrin e kandidatit të saj, por presin me durim një koalicion më të gjerë opozitar për marrjen e kryeqytetit.

“Unë nuk e humb durimin. Ftesa ime nuk e ka në bazë faktin se ne nuk kemi kandidat. Ne kemi kandidatë të shkëlqyer, ju garantoj. Por ftesa ime ka në bazë bashkimin e të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, që e konsiderojnë Edi Ramën një rrezik ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

“Prapë unë tregoj durim, prapë i ftoj dhe ftesa ime është shumë e qartë. Askush nuk ftohet të ndryshojë programin e tij, të ndryshojë qëndrimin ndaj Sali Berishës apo të ndryshojë platformën e tij. Jo, bashkohemi siç jemi kundër një armiku që është më i rrezikshmi sot për kombin dhe për vendin dhe pastaj të votohet lirisht. Secili merr votat që meriton, secili bën koalicionet që dëshiron.

Pra, në këtë kuadër, unë përsëri kam durim, megjithëse i dëgjoj që refuzojnë. Por, në qoftë se janë të vërtetë në qëndrimin për largimin e Edi Ramës, është absolutisht alfa që duhet të bashkohen të gjithë faktorët opozitarë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top