Bayern Munich heq dorë nga sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen dhe vendos të investohet te Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham është objektivi kryesor për sulmin i klubit bavarez. Bavarezët tashmë kanë paraqitur një ofertë zyrtare prej 70 milionë euro plus bonuse. Shifra u konsiderua e pamjaftueshme nga Spurs që e refuzoi me shpejtësi. Siç raporton Sky Sport në Gjermani, Bayern tashmë ka marrë miratimin për transferimin e lojtarit. Sipas asaj që mësohet gjermanët janë optimistë për suksesin e operacionit për më pak se 100 milionë euro.
Drejtuesit e Bayern Munich, ndërkohë, kanë informuar tashmë shoqëruesit e Osimhen për zgjedhjen e tyre, drejt Kane. Sulmuesi 29-vjeçar anglez ka ende një vit kontratë me Spurs dhe për momentin nuk ka marrëveshje për një rinovim të mundshëm. Nga ana tjetër, nigeriani kushton shumë. De Laurentiis nuk ka ndërmend të privohet nga Osimhen pa 150 milionë euro.