Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend me disa nga deputetët e tij. 12 nga deputetët e tij mes tyre Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit.
Në seancën e sotme plenare pritet të votohet në parim buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2027. Një ditë më parë Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të votojë kundër projekt-buxhetit. Sipas tij buxheti u hartua tërësisht në fshehtësi dhe nuk u konsultua.