Tjetër protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë është paralajmëruar për sot në orën 14:00 në Tiranë, pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë gjatë tubimit të së martës. Protesta e sotme është pjesë e kalendarit të ri të tubimeve, të cilat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës.

Një ditë më parë, situata u tensionua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Policia ndërhyri për të zhvendosur protestuesit në trotuar dhe për të liruar qarkullimin e automjeteve, duke iu referuar aktit normativ të qeverisë. Refuzimi i një pjese të pjesëmarrësve për t’u larguar nga rruga solli përplasje fizike me efektivët dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariat, mes tyre gra, vajza dhe të moshuar.

Protestuesit akuzuan policinë për përdorim force dhe kundërshtuan ndërhyrjen, duke pretenduar se tubimi ishte i autorizuar dhe se e drejta për protestë garantohet nga Kushtetuta. Nga ana tjetër, policia argumentoi se veprimet e saj synonin lirimin e bulevardit dhe garantimin e qarkullimit. Pas përplasjeve, tubimi u mbyll në Sheshin Skënderbej, ku pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar dhe u larguan me thirrjen “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vijimin e protestave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top