Kosova përballet me Irlandën, Foda: Na pret një sfidë e vështirë, por synojmë fitoren

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka vlerësuar si të vështirë përballjen me Irlandën, e cila zhvillohet nesër në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për media, Foda ka theksuar rëndësinë e kësaj sfide, duke bërë të ditur se Kosova do të synojë fitoren përmes kundërsulmeve, ndonëse edhe barazimi i konvenon në garën për vendin e dytë.

“Nuk mund të thuash nëse është e lehtë apo e vështirë. Për ne është ndeshje e vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na konvenon edhe barazimi. Por në fushë ekipet hyjnë në fushë për fitore. Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Foda.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim për shkak të lëndimit, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve është e gatshme.

Kosova aktualisht renditet e dyta në Grupin 3 të Ligës B me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, që ndodhet në pozitën e tretë. Austria tashmë e ka siguruar vendin e parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top