Kuvendi mblidhet më 18 nëntor, buxheti në rend të ditës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nxjerrë urdhrin për zhvillimin e seancës plenare të datës 18 nëntor, ku në rendin e ditës është parashikuar votimi në parim i projektbuxhetit të Shqipërisë për vitin 2027.

Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi dhe votimi i buxhetit të shtetit ndjek një procedurë të veçantë, të përcaktuar. Buxheti nuk votohet vetëm në një seancë. Fillimisht, më datën 18 zhvillohet seanca plenare për miratimin në parim më pas shqyrtimi nen për nen në komisione dhe në fund seanca plenare për votimin përfundimtar, që duhet të bëhet dy javë pas seancës së parë.

Sipas rregullores, në seancën e së enjtes:

Paraqitet raporti i Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Zhvillohet diskutimi në parim.

Shqyrtohen dhe votohen fillimisht projektligjet financiare që lidhen drejtpërdrejt me buxhetin.

Më pas votohet në parim projektligji i buxhetit të shtetit.

Pas miratimit në parim, projektbuxheti kthehet në komisione për shqyrtimin nen për nen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top