Rama për protestat në Bruksel: Kush do t’ia dinte për flamingot pa Donald Trump?

Kryeministri Edi Rama u pyet në Forumin e Bashkimit Evropian në lidhje me protestat që vijojnë prej muajsh kundër qeverisjes së tij.

Kryeministri pretendoi se Flamingot tërhoqën vëmendjen e botës për shkak se pas qëndronte hija e presidentit të SHBA, Donald Trump, duke iu referuar faktit se qytetarët u ngritën në protestë për shkak të resortit në Zvërnec.

“Ajo që ka ndodhur në muajt e fundit ka qenë publike gjerësisht, madje pati edhe emër, “Revolucioni i flamengove” dhe tërhoqi vëmendjen e botës se ndodh se pas saj është edhe hija e Donald Trump. Nuk jam shumë i sigurt se nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte kush për flamengot në Shqipëri. Mënyra se si e shoh këtë është më ndryshe, është Shqipëri e re që kërkon më shumë, njerëzit kërkojnë më shumë. Kanë të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe për të ngritur në këtë pikëpyetje. Ky është pikërisht fakti se pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE, që ka qenë shumë dobiprurës.”, tha Rama.

Më pas, ai foli për integrimin, duke theksuar se ai duhet të jetë i bazuar në meritë. Rama e përshkroi me batutë procesin e negociatave si një formë “torture”, por argumentoi se kjo përpjekje është e dobishme për përmirësimin e institucioneve shqiptare.

“BE është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si ndërtohen institucionet. Dhe si krijohet një sistem që funksionon. E di që po kështu është vendi më i sofistikuar i torturës. Torturat që mund të gjesh në këtë ndërtesë janë të pashoqe. E dinë saktësisht si të të derdhin gjak në çdo hap që hedh, por është për ne. Shqipëria sot është një vend krejt ndryshe falë këtij procesi. Kështu që të kërkosh kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë është sikur të marrësh një patentë pa ditur makinën. Rrezikon veten dhe të tjerët. Evropa nuk ta jep këtë gjë. Ajo që mendoj që mungon është politika. Komisioni e ka të drejtën e vet të na torturojë por ndërkohë që falë kësaj torture e pune ne përmirësohemi, politika e BE shpesh na zhgënjen. Na rrëzon për shkak të dobësisë së saj apo konflikteve të brendshme.”, shtoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top