Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta

Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit gjatë orëvë të paradites,por pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Veriore dhe Verilindore duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke
luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites por pas-mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira ku herë pas here do të
jenë rrebeshe.

Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Jugore dhe Juggperëndimore. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura, por pa reshje, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë.

Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë, paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24_orëshin ku kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat Jugperëndimore duke gjenruar reshje të pakta dhe të izoluara.

Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante edhe gjatë natës. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë Maqedoninë.

Europa
Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut do të jenë nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare mbi
këto rajone.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top