BE telashe me ballkanasit, vërejtje Kroacisë që të mos bllokojnë integrimin e Malit të Zi

Krerët e BE-së Antonio Costa dhe Ursula Von der Leyen kanë shfrytëzuar samitin e Dublinit për të bindur kryeministrin kroat Andrej Plenković të zgjidhë mosmarrëveshjet me Malin e Zi. Sipas tyre, mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare midis Kroacisë dhe Malit të Zi nuk duhet që ta ndalojë procesin e zgjerimit të BE-së.

 


Costa dhe Von der Leyen treguan mirëkuptim për çështjet e paraqitura nga ana e Kroacisë, por u shprehën kundër vetos për çështjet dypalëshe.

 

Plenković u tha krerëve të Brukselit se pret përparim nga autoritetet malazeze në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me respektimin e vlerave evropiane dhe parimeve të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda Kapitujve 23 dhe 31.

 

Sipas Plenković, vullneti politik nga pala malazeze është çelësi për të dhënë miratimin e tij në Bruksel për miratimin e këtyre kapitujve të negociatave. Në mesin e muajit tetor, Kroacia i paraqiti Malit të Zi dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një listë me tetë kushte për përfundimin e negociatave, nga të cilat dy kushte janë zgjidhur, ndërsa mbeten gjashtë të tjera, ndër të cilat janë çështjet e kufirit, anija shkollore “Jadran”, fati i personave të zhdukur, kompensimi për të burgosurit nga Morinja, ndjekja penale e krimeve të luftës dhe të drejtat pronësore të familjeve kroate në Mal të Zi.

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht 23 kapituj negociues, ndërsa kanë mbetur dhjetë.

Podgorica synon të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026, ndërsa mbyllja e çdo kapitulli kërkon pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top