Spiropali dhe Ndreca përjashtohen nga çdo funksion drejtues në PS, Klosi sqaron vendimin

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të mbajë më asnjë funksion drejtues në Partinë Socialiste, por mbetet anëtare e saj. Sqarimi është bërë nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, pas paqartësive që pasuan mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Sipas Klosit, Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Kryesisë, Asamblesë apo strukturave të tjera drejtuese të partisë dhe nuk do të mbajë më funksione politike në Tiranë. Ai shtoi se e njëjta masë vlen edhe për Plarent Ndrecën.

Klosi sqaroi se në Asamble nuk është votuar për përjashtimin e tyre nga vetë Partia Socialiste, pasi, sipas tij, kjo nuk është konsideruar e nevojshme. Spiropali mbetet kështu anëtare e thjeshtë e PS-së.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë mbledhjes pati edhe kundërshtime ndaj përjashtimit të plotë, por në përfundim u vendos që Spiropali dhe Ndreca të mos mbajnë më funksione apo poste në strukturat drejtuese të partisë. Ndërkohë, pritet të sqarohet edhe pozicioni i Spiropalit në grupin parlamentar socialist.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top