VIDEO/ Asambleja e PS i përgjigjet Veliajt me duartrokitjet e zgjatura për Ramën

Hyrja e Edi Ramës në sallën ku zhvillohet Asambleja e PS është shoqëruar me një duartrokitje të gjatë nga të pranishmit. Kryetarë bashkish, deputetë, drejtorë dhe anëtarë të tjerë socialistë janë çuar të gjithë në këmbë duke i rezervuar Ramës një pritje prej superstari. Në këmbë janë ngritur edhe ministrat e qeverisë që ishin në rreshtin e parë, të gjithë duke duartrokitur për hyrjen e kryetarit, mes tyre edhe Taulant Balla, Niko Peleshi, Belinda Balluku etj. Kjo e fundit ia ka kursyer vetes hipokrizinë e duartrokitjeve, edhe për të mos u dukur aq leshko sa të tjerët.

Pamjet janë një përgjigje i kërkesës që bën Erion Veliaj për një mocion mosbesimi për Edi Ramën, diçka e pamendueshme për shumicën e antarëve të Asamblesë. Por është edhe një konfirmim i akuzave të tij, se tashmë kjo organizatë funksionon nëpërmjet frikës dhe heshtjes, njësoj si në “Squid Game”, kur të gjithë ngrenë pyetjen “kush do të “hahet” i radhës?”

Mbledhja e Asamblesë ka nisur me fjalën e Blendi Klosit, më pas ka vazhduar me Edi Ramën që e ka ndërprerë transmetimin e fjalimit të tij, për të dhënë një mesazh në lidhje me heretikun e momentit, Erion Veliajn, që e akuzon Ramën për burgosjen dhe linçimin e tij në burg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top