Zgjedhjet 2027/ Celibashi: 2.5 miliardë lekë në dispozicion, duhet konsensus për votimin elektronik

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 parashikohet të kushtojnë rreth 2.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se fondi i vënë në dispozicion mbulon nevojat e parashikuara për organizimin e procesit zgjedhor.

“Viti 2027 është vit zgjedhor. Një pjesë e elementeve buxhetore që duhet të adresoheshin janë përfshirë në buxhetin për zgjedhjet. Rëndësia e procesit është kuptuar drejt nga Ministria e Financave dhe kemi gjetur mirëkuptimin për kërkesat tona. Vlera në dispozicion, 2,5 miliardë lekë, është brenda limitit që ne kemi menduar se do të arrijë financimi për zgjedhjet.

Sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, ai ka bërë të qartë se kjo mënyrë votimi nuk do të shtrihet në më shumë qendra pa një marrëveshje mes PS dhe PD.

“Është një çështje për të cilën i takon opozitës dhe mazhorancës të ulen dhe të gjejnë konsensus. Nëse nuk ka konsensus, nuk kemi pse të angazhojmë buxhetin e shtetit për ta shtrirë më tej. Duhet konsensus politik, por çdo ditë që kalon do ta bëjë të pamundur nga pikëpamja teknike”, theksoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top