Këshilli Bashkiak i Himarës do drejtohet nga Socialisti Dhimitër Kapaj, i cili mori 5 vota më shumë se kandidatja e koalicionit Bashkë fitojmë Afroviti Dhimojani.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kapaj është zgjedhur me 13 vota pro, ndërsa në garë ishin dy kandidatura. Kështu, nga 21 këshilltarë, Afrovita Dhimojani mori vetëm 8 vota.
Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk do të betohet si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.