Largohet nga drejtimi i KESH, e besuara e Belinda Ballukut

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Viola Haxhiademi është një ish-vartëse dhe njeri i besuar Belinda Ballukut. Ajo ka punuar prej kohësh në ministrinë e infrastrukturës ndërsa më herët Belinda Balluku i kishte lënë për detyrë të paguante faturat e energjisë elektrike në vilën e saj në Dhërmi.

Burime nga KESH, pohojnë për ‘voxneës’ se në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.
Haxhiademi mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit.

Ajo ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lëvizja në drejtimin e KESH-it vjen në një moment kur Haxhiademi është përmendur në kuadër të hetimeve të SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top