Mjegulla e dendur përfshin qytetin e Bulqizës dhe akset rrugore, vështirësi në qarkullim

Mjegulla e dendur ka përfshirë këtë mëngjes të gjithë rrethin e Bulqizës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në akset kryesore rrugore. Pas reshjeve të shiut gjatë orëve të para të mëngjesit dhe rënies së temperaturave, mjegulla ka mbuluar akset Bulqizë–Tiranë dhe Bulqizë–Peshkopi, duke ulur ndjeshëm fushëpamjen për drejtuesit e automjeteve.

Vështirësitë janë ndjerë përgjatë segmenteve rrugore, ku drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për shkak të dukshmërisë së kufizuar. Fenomeni nuk është kufizuar vetëm në rrugët kryesore, pasi mjegulla ka përfshirë edhe qytetin e Bulqizës dhe zonat përreth. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e përshtatshëm gjatë udhëtimit, për të shmangur aksidentet në këto kushte atmosferike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top