Beleri në burg/ Tensione në këshillin bashkiak të Himarës

Është shoqëruar me tensione mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës.

Ditën e sotme bëhet konstituimi i këshillit teksa Fredi Beleri, i cili fitoi më 14 maj dhe që ndodhet në burg për shitblerje votash, nuk u lejua që të merrte pjesë në betim.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe ambasadorja greke si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Raportohet se mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm ata, në një kohë kur kryetari i ri i bashkisë ndodhet pas hekurave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top