9 ish-kryeministra britanikë bëhen bashkë në nderimin e veteranëve

9 ish-kryeministra të Britanisë së Madhe u bënë bashkë në ceremoninë e veçantë të nderimit të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore. Midis tyre ishin John Major, 83 vjeç, ish-kryeministri më i vjetër; Keir Starmer, ish-kryeministri më i fundit, por edhe Liz Truss, kryeministrja me mandatin më të shkurtër në detyrë. Kryeministri aktual Andy Burnham mori pjesë në ceremoni për herë të parë. Nuk munguan as Theresa May, Gordon Brown apo edhe Rishi Sunak.

Por teksa numri i kryeministrave britanikë rritet, ai i veteranëve zvogëlohet. Në ceremoninë e një viti më parë ishin 20 veteranë, ndërsa këtë vetëm 12 të mbetur të gjallë.

Për herë të parë, një kurorë me lule vendosi edhe lideri i partisë “Reform UK”, Nigel Farage. Vetëm liderët, partitë e të cilëve kanë 6 ose më shumë vende në parlament, kanë të drejtë të marrin pjesë. Gjatë vitit të kaluar, largimet nga Konservatorët e kanë çuar “Reform UK” në 8 deputetë.

Kurora e parë u vendos nga Mbreti Çarls, i veshur me uniformën e një mareshali. Ai u shoqërua nga djali i tij Uilliam, i cili mbante veshur uniformën e zezë të një nënkoloneli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top