Pas Vlorës, alarm edhe në Lushnjë! Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë për konsum është i ndotur.

Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të publikuara nga deputeti Saimir Korreshi, uji në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë është në ngjyrë të errët dhe sipas tij mban edhe erë të rëndë.

“Bashkia na ka hapur “parfumeri falas” në çdo rubinet me erë të rëndë që të merr frymën. Është denoncuar disa herë,- shkruan deputeti Korreshi, por përgjigja zyrtare mbetet ajo e zakonshmja.

Ky është rasti i dytë që qytetarët e Lushnjës denoncojnë se uji në rubinetet e tyre shkon i ndotur, duke ngritur alarm për sigurinë që iu ofrohet si konsumatorë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top