Rama hapi faqe online për dialog, reagojnë studentët: Kemi vetëm një kërkesë

Kryeministri Edi Rama hapi këtë të premte (6 nëntor) një faqe online, që sipas tij, do të çelte një urë dialogu me studentët protestues.

Rama tha se faqja “Fol me Kryeministrin” do të jetë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

Përgjigjja e studentëve ka qenë e menjëhershme dhe e prerë. Ata shprehen se nuk do të ketë dialog me Ramën dhe se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e tij.

“Pavarësisht pretendimeve të kryeministrit, ne “Studentët n’protestë” nuk kemi për të dialoguar me një autokrat.

Nuk njohim asnjë grupim studentësh që të ketë synuar dialog me kryeministrin. Protesta jonë vijon me të njëjtin synim: “Dorëheqjen e tij” – thuhet në reagimin e studentëve në protestë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top