Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali ka publikuar një fotografi me veshje ushtarake, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh që duket si një kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të fundit politike brenda mazhorancës.

“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…”, shkruan Spiropali në postimin e saj.

Ky reagim i saj vjen pak pas nisjes së përplasjes Rama-Veliaj dhe kur zëra mediatikë pranë Belinda Ballukut kanë thënë se Spiropali dhe Veliaj kanë qenë pjesë e një puci për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Kohë më parë Spiropali nisi një seri kritikash ndaj Ramës, por gradualisht u tërhoq dhe u detyrua të cojë kartonin në Kuvend për të gjithë ligjet me 84 vota.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top