Stoltenberg: NATO ofroi ndihmë pas sulmit kibernetik, po investojmë në bazën e Kuçovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në NATO, ku ka dalë në një konferencë për mediat me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë fjalës së tij Stoltenberg tha se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Stoltenberg tha se NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernet. Ai shtoi se po investohet edhe në bazën e Kuçovës.

“Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë.

Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne po investojmë edhe në bazën e Kuçovës. Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-S në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Stoltenberg.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top