Trump paralajmëron demokratët pas humbjes së Kongresit, publikon kapelen me mbishkrimin “VETO”

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke sinjalizuar përplasje të mundshme me shumicën e re në Kongres. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump publikoi fotografinë e një kapeleje të kuqe me mbishkrimin “VETO”, një mesazh që interpretohet si paralajmërim për përdorimin e kompetencës presidenciale për të bllokuar nismat ligjore të demokratëve.

Reagimi vjen pasi demokratët arritën të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, duke i dhënë fund kontrollit republikan mbi Kongresin. Trump kishte paralajmëruar më herët se do të përdorte veton për të kundërshtuar propozimet e demokratëve nëse ata fitonin zgjedhjet. Në një tjetër postim, presidenti njoftoi se gjatë ditëve të ardhshme do të analizojë rezultatet elektorale, duke komentuar faktorët që ndikuan në fitoret dhe humbjet e kandidatëve republikanë.

Gjatë fushatës, Trump i kishte paraqitur zgjedhjet si një referendum për presidencën e tij, duke u kërkuar mbështetësve të votonin sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit. Megjithatë, disa kandidatë që gëzonin mbështetjen e tij, përfshirë Vivek Ramaswamy në Ohio dhe Ken Paxton në Teksas, nuk arritën të fitonin.

Veçanërisht domethënëse ishte humbja e republikanëve në Teksas, ku demokratët siguruan një vend në Senat për herë të parë pas disa dekadash. Me ndryshimin e shumicës në Kongres, Trump pritet të përballet me pengesa më të mëdha për miratimin e reformave dhe realizimin e programit të tij politik. Ndërsa demokratët fitojnë mundësi më të gjera për të ushtruar kontroll mbi administratën, presidenti ka sinjalizuar se mund të përdorë veton për të kundërshtuar legjislacionin që nuk mbështet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top