Protestuesit nuk ndalen, rikthehen sërish përpara Kryeministrisë

Pas disa minutash shpërndarjeje, protestuesit janë rikthyer sërish përpara Kryeministrisë dhe kanë vijuar tubimin. Në bulevard janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa nga turma është përsëritur edhe slogani “Rama në burg, Berisha në burg”.

Rikthimi i protestuesve vjen pas përplasjeve të mëhershme me policinë dhe ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e turmës. Tensione janë regjistruar sërish pranë perimetrit të Kryeministrisë, ku protestuesit kanë kërkuar të qëndrojnë përpara godinës, ndërsa policia ka tentuar t’i largojë nga zona. Gjatë ditës, protesta është zhvendosur disa herë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, pas përdorimit të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe shoqërimeve të disa protestuesve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top