Gara për kreun e OKB-së/ Rebecca Greenspan thellon epërsinë, merr 11 vota pro në Këshillin e Sigurimit

Rebecca Greenspan ka thelluar epërsinë në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara, duke marrë 11 vota pro dhe 4 kundër në raundin e shtatë të votimit informal në Këshillin e Sigurimit.

Në vendin e dytë u rendit Rafael Grossi, me 9 vota pro, 4 kundër dhe 2 abstenime, ndërsa Lana Nusseibeh, e cila mori pjesë për herë të parë në proces, siguroi 7 vota pro, 6 kundër dhe 2 abstenime. Në votim morën pjesë edhe kandidatë të tjerë. Caroline Rodríguez Birkett mori 8 vota pro, 6 kundër dhe një pa opinion, ndërsa Olara Otunu siguroi 4 vota pro dhe 11 kundër. María Fernanda Espinosa mori vetëm 2 vota pro, ndërsa Yvonne A-Baki vetëm një.

Krahasuar me raundin e mëparshëm, Greenspan ka rritur mbështetjen nga 9 në 11 vota pro, ndërsa Grossi nga 8 në 9 vota pro.

Megjithatë, rezultatet nuk tregojnë se cilat vende kanë votuar kundër kandidatëve dhe nëse mes tyre ka shtete me të drejtë vetoje. Votimi informal nuk përbën një procedurë formale të ushtrimit të vetos.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paraqitur zyrtarisht kandidaturën e Lana Nusseibeh më 21 tetor, ndërsa ish-presidenti i Senegalit, Macky Sall, është tërhequr nga gara.

Sipas raportimeve, Turqia pritet të paraqesë javën e ardhshme kandidaturën e Feridun Sinirlioglu, në varësi të zhvillimeve të votimeve të ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme, me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit. Për këtë rekomandim nevojiten të paktën 9 vota pro dhe mungesa e vetos nga pesë anëtarët e përhershëm: SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top