Rrahja e Gys Agasit në burg, Berisha: Padrino do të zhduk bashkëpunëtorët!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e Ergys Agasit në burg, duke ngritur dyshime për një përpjekje për ta detyruar të heshtë dhe për të penguar zbardhjen e informacioneve që ai disponon.

Në reagimin e tij në Facebook duke cituar një prej mediave që e kanë shpërndarë lajmin, Berisha thekson se është përgjegjësia e shtetit për të garantuar sigurinë e Agasit dhe për të mos lejuar presion ndaj tij.

Berisha ngre pyetjen se kush po thotë të vërtetën për atë që ka ndodhur në burg, ndërsa paralajmëron se, sipas tij, Padrino kërkon të zhdukë bashkëpunëtorët.

‘Padrino do të zhduk bashkëpunëtorët!’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Gazeta SOT raporton se Ergys Agasi është dhunuar nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm për ta detyruar të heshtë. Ndërkohë, burime të tjera flasin për një masë disiplinore pas gjetjes së një celulari. Kush po thotë të vërtetën? Pyetja nuk është vetëm çfarë di Ergys Agasi. Pyetja është nëse shteti mund të garantojë që ai të flasë lirshëm për gjithçka që di, pa kërcënime dhe pa presione.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top