Policia e Shtetit rikthen kamerat e trupit, thuhet se kanë mbërritur 5 mijë copë

Rreth 5 mijë kamera trupi (Body Cam) kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit.

Procesi do të nisë fillimisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku kamerat do t’u jepen efektivëve të Policisë Rrugore. Ata do t’i mbajnë pajisjet gjatë gjithë kohës së shërbimit.

Më pas, përdorimi i kamerave pritet të shtrihet edhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

Një nga veçoritë kryesore të këtij sistemi është se kamerat do të mund të kontrollohen drejtpërdrejt nga Sallat Operative të Policisë. Kjo do të thotë se ato mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse.

Sipas mënyrës së funksionimit të parashikuar, efektivët nuk do të kenë mundësi të ndërhyjnë në regjistrimin e pamjeve apo t’i fshijnë ato.

Kujtojmë që Policia e Shtetit ka pasur edhe më parë kamera trupi, por pak kohë pas përdorimit u zhdukën si me magji pa dhënë shpjegime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top