Dosja Balluku/ SPAK merr të pandehur 5 biznesmenë të njohur

Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur të sektorit të ndërtimit.

Bëhet fjalë për Pandeli Carapulin, Arbër Abazin, Ram Gecin, Paqsor Buzin dhe Artan Sakon.

Sipas të dhënave pesë sipërmarrësit janë përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me dyshimet për manipulimin e procedurave të tenderimit dhe përfitime të parregullta nga kontratat publike.

Arbër Abazi dhe Artan Sako lidhen me tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa Paqsor Buzi me tenderin e Lotit 5. Ram Geci përfshihet në hetimet për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, Loti 3.

 

Ndërkohë, Pandeli Carapuli është marrë i pandehur për pastrim parash, në lidhje me vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi.

Hetimet e SPAK përqendrohen në nëntë procedura tenderimi, si dhe në dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top