Protestat/ Jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili ka konfirmuar se e ka pranuar kërkesën e Hoxhës dhe ka marrë vendim për lirimin e tij nga kjo pozitë.

Ndërkohë, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt. Kjo e fundit u vra nga ish-kunati, edhe pse kishte kërkuar mbrojtje nga policia.

Disa përgjime të publikuara nga mediat në Kosovë nxirrnin në pah faktin se viktima kishte kërkuar ndihmë, pasi ndihej e rrezikuar dhe se Policia nuk kishte marrë masat e duhura për rastin. Për ngjarjen, janë pezulluar edhe disa efektivë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top