Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga paraburgimi në Serbi.
“Një akt i paprecedentë që nga vitet 50 deri sot, siç ishte rrëmbimi në territorin e Kosovës i tre anëtarëve të policisë së Kovës, u zgjidh.
Lirimi i tyre ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, në mënyrë që histori të tilla të mos mund të përsëriten më.
Nga ana tjetër u bëj thirrje autoritete të Kosovës duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit dhe rendit, të bëjnë çdo përpjekje për shtensionimin e situatës dhe rikthimi ne dialogut.
Edi Rama ka një përgjegjësi të madhe në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai ndër të tjera.