Tragjedia në Spanjë/ Konfirmohen të paktën 64 viktima nga përplasja e dy trenave, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Toledos, në Spanjë. Rreth 50 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e shpëtimit dhe nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të rritet.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, një tren u përplas me një tjetër që kishte ndaluar në shina, duke shkaktuar daljen nga shinat të disa vagonëve. Dëshmitë e të mbijetuarve përshkruajnë momente paniku dhe skena të rënda në vendngjarje. Pasagjerët tregojnë se dëgjuan zhurma të fuqishme, britma dhe panë vagonë të dëmtuar, ndërsa disa persona mbetën të bllokuar brenda trenave. Një 17-vjeçare rrëfeu se pa viktima nën vagonë dhe dëgjoi njerëz që kërkonin ndihmë.

“Shumë njerëz nuk mund të dilnin. Dëgjoja britma… Ishte e tmerrshme. Ishte një katastrofë… Dëgjoja njerëz që bërtisnin në panik.”, tha ajo.

Autoritetet spanjolle po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez dhe mbreti Felipe VI kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të plagosurit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top