Ambasadori i OSBE në Shqipëri: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri, dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për protestat masive studentore të cilat po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera, ku është kërkuar edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me këtë, Tarran tha se javët e fundit ka parë një mungesë dialogu teksa shtoi se dhunë nuk është asnjëherë zgjidhje.

Ai theksoi se ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu, duke shtuar se është e rëndësishme që qytetarët dhe të rinjtë të kuptojnë që kanë një mundësi për t’u marrë pjesë në debatin publik. Në fund, ai tha se demokracia nuk është vetëm një herë në katër vjet të shkosh, por është një punë e përditshme dhe një mundësi që hapet për të gjithë që ata që kanë dëshirë për t’u marrë pjesë në jetën publike.

Michel Tarran: Çfarë unë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë e dialogut. Një mungesë ku njerëzit kanë përshtypje që zëri i tyre nuk dëgjohet, që zëri, mendimi i tyre nuk është marrë në vëmendje. Dhe çdo rast ku ka mundësi për të organizuar dialogun, për të organizuar konsultimet, duhet të mbështetet dhe për këtë arsye erdha sot.

Ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu. Dhe rëndësia është që qytetarët dhe sidomos të rinjtë të kuptojnë që kanë një mundësi për t’u marrë pjesë në debatin publik.

Që demokracia nuk është vetëm një herë në katër vjet të shkosh, të marrësh pjesë në zgjedhje. Që demokracia është një punë e përditshme, është një mundësi që hapet për të gjithë që ata që kanë dëshirë për t’u marrë pjesë në jetën publike, në vendimet e ndryshme ku mendimi i tyre dhe i njerëzve është i rëndësishëm.

Dhe më pëlqeu emri i kësaj aktiviteti, “thuaje”, tamam, “thuaje” tamam, vij këtu dhe thën thuaje, çfarë mendon për çështje të ndryshme që do të diskutohen gjatë këtyre diteve 55 panel të ndryshme që do të organizohen. Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top