Erion Veliaj tranferohet nga parburgimi i Durrësit në Fier. Mësohet se transferimi nuk është bërë me kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës që në këtë mënyrë do të jetë akoma më larg zyrës së tij.
Në përgjimet që kreu SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt, doli në pah se ai e kishte kërkuar vetë transferimin nga paraburgimi i 313 në Tiranë drejt paraburgimit të Durrësit. Në një moment në bisedat telefonike, kryebashkiaku e konsideronte paraburgimin e Tiranës si Alkatraz.
“Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin,të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security” shkruhej në dosjen e Veliajt.
Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier është bërë me urdhër të drejtoreshës së re të burgjeve që u emërua vetëm pak javë më parë.
Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për humbjen në zgjedhje të Aleksandër Vuçiç, duke shprehur mbështetjen për protestat studentore.
“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkroi Veliaj.