Akuzohet se financoi ndërtimin e vilës së Ballukut, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas informacioneve, Abazi dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë. Dyshimet për këtë pasuri janë pjesë e hetimeve që po zhvillon SPAK, ndërsa përgjegjësia penale e personave të përfshirë mbetet për t’u përcaktuar nga drejtësia.
Paralelisht, gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme 15 persona të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të së njëjtës çështje.

Sipas raportimit, atyre do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve, ndërsa procedurat pritet të vijojnë edhe ditën e nesërme, kur në SPAK do të paraqiten persona të tjerë për të njëjtin proces.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top