Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se SPAK i ka komunikuar Ballukut, përfundimin e hetimeve, ndërsa është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme herët në mëngjes, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia.
Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Gjithashtu, bëhet me dije nga burime pranë SPAK se sot Belinda Ballukut i janë komunikuar edhe akuzat e tjera për shpërdorim detyre, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie.