Himara drejt zgjedhjeve të reja/ Rrëzohet kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak

Është rrëzuar kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ndërsa nesër skadojnë edhe afatet kohore për kryerjen e këtij procesi.

Beleri kishte kërkuar nga GJKKO një leje që të dilte nga qelia për t’u betuar si kryetar bashkie.

Të gjitha shkallët e drejtësisë, deri tani nuk kanë ndryshuar masën e sigurisë për Belerin, i cili u arrestua në 12 Maj, nën akuzën e blerjes së votave.

Ligji parashikon që në Himarë të mbahen tashmë zgjedhje të reja, dhe koalicioni Bashkë Fitojmë duket se rrezikon Bashkinë, pasi diferenca në zgjedhjet e 14 Majit mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top