Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e disa personave

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, me synimin për t’u rikthyer drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Tensionet janë regjistruar në zonën pranë ish-Ekspozitës, ku forcat e policisë kanë dalë përpara grupit të protestuesve dhe kanë ndërhyrë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa ka nisur shoqërimin e disa personave pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara.

Gjatë protestave të ditëve të fundit janë raportuar edhe përdorimi i fishekëve të gomës dhe shkopinjve nga efektivët, ndërsa disa protestues kanë mbetur të lënduar. Pavarësisht ndërhyrjeve, turma ka vijuar marshimin, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top