Një protestues është lënduar në syrit gjatë tubimit të dhunshëm në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai është goditur nga një plumb gome. I riu ka gjakderdhje në sy dhe dhimbje të forta.
Protestuesi është larguar nga zona me ndihmën e personave që ndodheshin pranë tij. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekim.