Tensionet vijojnë në rrugët e Tiranës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve. Sipas raportimeve nga terreni, uji i përdorur nga autobotët përmbante edhe solucion irritues.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, grupe të rinjsh vijojnë të qëndrojnë në disa zona të kryeqytetit.
Gjatë protestës është lënduar edhe gazetari i News24, Klevin Muka. Dyshohet se ai është goditur nga uji me përmbajtje irrituese i përdorur nga policia dhe ka pësuar djegie të forta në trup. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.